OKB: ISIS-i po i vret civilët që nuk bashkëpunojnë në Mosul

Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) i kanë vrarë civilët të cilët kanë refuzuar t’i lejonin snajperët dhe raketat e tyre të vendoseshin nëpër shtëpitë e veta, apo ata për të cilët besojnë se ofrojnë informatat apo tentojnë të ikin.

Zëdhënësja e OKB-së për të Drejtat të Njeriut, Ravina Shamdasani, ka thënë: “Më 11 nëntor, ISIS raportohet se vrau me armë zjarri 12 civilë, në lagjen Bakir, në lindje të Mosulit, sepse ata kishin refuzuar të lejonin sjelljen e raketave në tavanet e shtëpive të veta,” transmeton Express.

Sipas informatave të siguruara nga OKB-ja, militantët i kanë vrarë 27 civilë në publik në Parkun Muhandiseen, në veri të Mosulit, më 25 nëntor, ndërsa më 22 nëntor, snajperi i ISIS-it vrau një shtatëvjeçar i cili po vraponte drejt Forcave Irakiane të Sigurisë në Adan, në lindje të Moslit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button