Mavrova më e ftohtë dhe me më tepër borë

Shtresë e dëborës prej 10 centimetra është formuar në Mavrovë, Krushevë dhe Berovë 4, Pozharane 3, Pretor, Lazaropole dhe Kriva Pallankë 2 dhe një centimetër shtresë e dëborës është formuar në Demir Kapi, Shtip, Vinicë, Topollçan dhe Gjurishte.

Temperaturë më e ulët në mëngjes është matur në Mavrovë -10 gradë Celsius, -7 në Krushevë, -6 në Lazaropole, -5 në Pozharane dhe Gjurishte, -4 në Topollçan dhe Berovë, -2 në Kriva Pallankë, Prilep, Vinicë, Ohër dhe Dibër, -1 në Tetovë, Manastir dhe Pretor, 0 në Shtip dhe Shkup, 1 në Strumicë, Demir Kapi, Shkup, Petrovec, 2 në Dojran dhe 3 në Gjevgjeli.

Në mëngjes moti është me vranësira dhe i ftohtë pothuajse gjithkund me të reshura të dëborës së dobët deri në intensitet mesatar. Gjatë natës të reshurat e shiut u shndëruan në të dëborës edhe në vendet më të ulëta. Në vendet më të larta dhe  malore në pjesët perëndimore, të reshurat janë me intensitet mesatar dhe formohet shtresë e dëborës. Fryn erë mesatare nga drejtimi verior, veçanërisht në rajonin e Shtipit dhe pjesën veriore të Vardarit, dhe në momente arrin shpejtësi prej rreth 40km/orë.

Moti gjatë ditës do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me erë të përforcuar veriore dhe me të reshura të përkohshme të dëborës me intensitet të dobët deri në mesatar, veçanërisht në pjesët lindore. Shtresë më e vogël e dëborës do të formohet edhe në vendet më të ulëta, ndërsa në pjesët malore do të rritet. Temperatura më e lartë e ditës do të jetë në interval prej – 2 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe ftohtë me të reshura të përkohshme të dëborës dhe intensitet të dobët. Do të fryjë erë mesatare veriore deri në të përforcuar. Temepratura e ditës do të arrijë deri në 2 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të vijojë mot stabil me rritje graduale të temepraturës së ditës,  por të mërkurën dhe të enjten  mëngjesi do të jetë shumë më i ftohtë me temperatura prej -10 deri në -4 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button