Dita e nëntë e fushatës zgjedhore, ja programi i partive për sot

Partitë politike, sot, në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do t’i prezantojnë programet e veta në takime me qytetarë dhe në tubime nëpër Maqedoni.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) organizon Panel diskutim për vendosmërinë Konsensuale Ekonomike në Librarinë e Çarshisë në Shkup.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të mbajë tubim në Bogovinë.

Aleanca Për shqiptarët do të mbajë tubim në Tearcë dhe në Butel.

Koalicioni Rilindje me Besë do të mbajë tubim në Saraj.

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubime në Gostivar dhe Tetovë.

LSDM dhe Koalicioni “Për jetë në MaqedonI” do të mbajnë tubime në Makedonska Kamenicë dhe Dellçevë.

Koalicioni “VMRO për Maqedoni” do të ketë takime me qytetarë në Tetovë dhe Gostivar dhe do të mbajë tribunë në Shtëpinë e kulturës “Koço Racin” në Kërçovë.

Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi do të ketë takime me qytetarët në Përzhinë, Cërniçe dhe Kisella Vodë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button