Mali i Zi e krijoi Qeverinë e re, e para e kryeministrit Dushko Markoviq

Kuvendi i Malit të Zi sot pasdite e zgjodhi Qeverinë e 41-të, ndërsa në krye të saj për herë të parë qëndron Dushko Markoviq.

Qeveria dhe programi të cilat Markoviqi i ofroi u mbështet prej 41 deputetëve të DPS-së, SD-së, BE-së dhe koalicionit shqiptar “Shqiptarët e Vendosur”.

Markoviq nuk u prononcua, gjegjësisht nuk votoi.

Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Markoviqit është ministri i deritanishëm i Arsimit Predrag Boshkoviq.
Ndihmësministrja e deritanishme e Ekonomisë Dragica Sekuliq qëndroi në krye të këtij resori.
Ministrinë e Financave e fitoi drejtori kryesor ekzekutiv i “Bankës së Parë” Darko Radunoviq.
Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit e mori Pavle Raduloviq, ish menaxher i kryeqytetit, Podgoricës.
Ministër i ri i Punëve të Brendshme është Mevlut Nuhoxhiq, funksionar i DPS-së.
Ministrin e Administratës Publike e ndërmerr ish drejtoresha e Komisionit shtetëror për furnizime publike Suazana Pribiloviq. Dikasterin e Shkencës e merr fizikania, Sanja Damjanoviq.
Ministrinë e Punëve të Jashtme e merr ish ambasadori i SHBA-së, Sërgjan Darmanoviq, ndërsa negociuesi kryesor aktual i BE-së, Aleksandar Pejoviq u bë ministër i Punëve Evropiane.
Ministër i Sportit është ish vaterpolisiti Nikolla Jankoviq, ndërsa i Kulturës ish drejtori i CNP, Janko Lumoviq.
Nënkryetar të Qeverisë janë zgjedhur Zoran Pazhin i cili është i angazhuar edhe për dikasterin e Drejtësisë, si dhe Milutin Simoviq i cili është edhe ministër i Bujqësisë.
Marija Vuçinoviq (HGI) mbetet ministre pa dikaster.
Ministër i ri i Arsimit është Damir Shehoviq (SD), ministër i Shëndetësisë është Kenan Hrapoviq (SD).
Ministrinë e Komunikacionit e mori Osman Nurkoviq (BS), ndërsa Kemal Purishiq (BS) Ministrinë e Punës dhe Punëve Sociale.
Zëvendëskryeministër i Zhvillimit Rajonal është Rafet Husoviq (BS).
Ministrinë e të Drejtave Njerëzore dhe Pakicës e mori Mehmet Zenka nga koalicioni “Shqiptarët e vendosur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button