Ahmeti: Të miratohet rezolutë, që do të ndëshkojë “gjenocidin” ndaj shqiptarëve!

Duke kujtuar copëtimin e tokave dhe masakrat, respektivisht “gjenocidin” mbi kombin shqiptar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bëri thirrje për miratimin e një rezolute, me të cilën do të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj popullit shqiptar. Këtë thirrje e bëri në Akademinë Solemne për nder të “28 Nëntorit”, të mbajtur në Hotel Aleksandar Palace në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Unë po thërras të gjithë botën e qytetëruar… unë po thërras që bota e qytetëruar edhe të reflektojë ashtu siç po thërras edhe institucionet vendore që ne të miratojmë një rezolutë për dënim tërë atij gjenocidi që është ushtruar ndaj shqiptarëve dhe rrugëtimi të nis që nga institucionet shtetërore deri tek ato të Parlamentit të Evropës, sepse edhe ne jemi Evropë” theksoi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, të dënuarit e kryerësve të krimeve ndaj shqiptarëve është e vetmja mënyrë që të gjitha vendet e rajonit të arrijnë pajtim, ndërsa vetëm kështu do të arrihet paqe dhe stabilitet i rajonit.

Në akademi morën pjesë përfaqësues të lartë të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button