Ja cilat parti obligohen të bashkëpunojnë me qytetarët nëse marrin ekzekutivin

Zoran Zaev nga LSDM, Liljana Poposka nga RDM, Stojançe Angellov nga Dinjiteti, Dimitar Apasiev nga E majta, Zoran Shapuriq nga PLD dhe Dragana Bukilica nga LD, kanë nënshkruar sot kërkesën e sektorit civil për gjendjen në fushën e ekonomisë dhe shtetit social, me çka obligohen se nëse vinë në pushtet do ta përmirësojnë gjendjen, raporton Portalb.mk.

“Koalicioni jonë dhe LSDM është përcaktuar që të bashkëpunojë me qytetarët. Ashtu sic e thotë edhe Kushtetuta, jemi shtet social. Prandaj, duhet bërë hapa që të përmirësojmë aspektin social. I japim fjalë qytetarëve se do ta mbajmë atë që sot kemi nënshkruar, të krijojmë shtet social me perspektivë ekonomike”, tha Zaev.

“Si parti e gjelbërt maksimalisht jemi të hapur për bashkëpunime me organizatat jo qeveritare”, ka theksuar Liljana Poposka.

Stojançe Angellov ka përshëndetur iniciativën dhe në emër të koalicionit “VMRO për Maqedonisë, paralajmëroi përkrahje maksimale të të gjitha aktiviteteve në sektorin civil pas hyrjes në Kuvend.

Dimitar Apasiev kujtoi se partia e tij, E Majta, ka program më radikal në aspekt socialo-ekonomik, bazuar në gjendjen e rëndë të këtyre dy sektoreve, por që prej diku duhet të fillohet.

Kërkesat e sektorit civil janë të përmbledhura nga disa nënfusha, si: politikë sociale, arsim, financa publike, ekonomi zhvillimore. Përfshirë këtu, punësimin e të rinjve, pagë minimale dinjitoze, transparencë në harxhimin e parave publike dhe bujqësinë kualitative.

Organizatorët e ngjarjes, Fondacioni Fridrih Ebert, kanë kujtuar se të njëjtën thirrje ua kanë bërë të gjithë partive politike, në kuadër të projektit “Detyrë tani! Për ditën e nesërme!/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button