Tekst i vogël me titull ‘epik’ – për propagandë të madhe!

[Recension: Salla “Boris Trajkovski” e vogël për BDI-në e madhe]

Titujt bombastik apo t’i quajmë ‘epik’ janë hyrje adekuate për tekstet propagandistike. Këtë si duket e ka të njohur mirë autori i tekstit që po e recensojmë. Për këtë qëllim, si duket, lajmin është emërtuar me një titull si “salla e vogël për BDI-në e madhe”. Qëllimi propagandistik dëshmohet që në rreshtin e parë (nga rreshtat e pakët), por, mbi gjitha edhe me faktin se botimi ka më shumë foto se sa tekst, ku fotografitë përdoren si dëshmi ultimative për një konstatim që paraqet më shumë tifozëri, se sa gazetari.

Bashkimi Demokratik për Intregrim është gati për fillimin e Konventës promovuese. Salla “Boris Trajkovski” në Shkup është e vogël për aktivistët dhe mbështetësit e BDI-së.

Pavarësisht se “lajmi” është bërë për tubimin e një subjekti, në tekst nuk ka elemente që dëshmojnë se çfarë është folur dhe cilat kanë qenë pikat kryesore të ofertës së atij subjekti të shpalosur gjatë tubimit. Mirëpo, theksi i lajmit këtu nuk është informacioni për ofertën zgjedhore, por dëshmia se partia për të cilën shkruhet ka përkrahje të madhe në elektorat.

salla-boris-trajkovski-e-vogel-per-bdi-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Salla “Boris Trajkovski” e vogël për BDI-në e madhe
Data dhe koha e publikimit: 20.11.2016
Data e recensionit: 22.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në rastet kur raportohet për çështje politike, gazetari duhet të ketë parasysh porositë që dalin nga fjalimet e figurave politike. Në këtë rast nuk kemi asnjë citat, asnjë premtim apo kritikë kundrejt subjekteve tjera, që është e zakonshme në lajme që kanë të bëjnë me fushatën parazgjedhore.

Konventa promovuese e BDI-së mbahet në sallën Boris Trajkovski në Shkup, raporton TetovaSot. Në Konventën e BDI-së do të promovohen kandidatët për deputetë të 7 njësive zgjedhore.

Teksti nuk ka strukturë dhe kjo dëshmohet edhe me mungesën e sfondit. Artikulli përfundon pa epilog. Lexuesi duhet kujtuar se konventa promovuese është bërë në prag të zgjedhjeve parlamentare caktuara për 11 dhjetor, në të cilat BDI do të kandidojë në njësi të caktuara zgjedhore. Lexuesi ka nevojë për informacion, e jo për propagandë. Gazetaria nuk është mjet propagandistik, aq më pak zyrë informimi për aktivitete partiake.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button