Pothuaj 10.000 civilë i kanë braktisur pjesët lindore të Alepos

Pothuaj 10.000 civilë kanë ikur nga pjesët lindore të qytetit sirian Alepo drejt rajoneve të cilat janë nën kontroll të forcave kurde dhe siriane, kumtoi sot Qendra siriane për monitoring të të drejtave të njeriut.

“Rreth 10.000 njerëz i kanë braktisur pjesët lindore të Alepos në periudhën prej ditës së shtunë deri të dielën”, pohon qendra siriane, selia e së cilës gjendet në Londër, transmeton MIA.

Siç thuhet në kumtesë, të paktën 6.000 civilë kanë ikur në lagjen Sheik Maksud, e cila gjendet nën kontroll të forcave kurde, ndërsa të tjerët kanë ikur në rajone të cilat janë ndërmarrë nga forcat qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button