Kapishtec , “Vepra të vërteta te mirësisë” me aksion humanitar për të pastrehët (FOTO)

Në parkingun para Qendrës Tregtare Zebra në Kapishtec, shoqata qytetare “Vepra të vërteta te mirësisë” sot organizoi vend për mbledhje të ndihmave humanitare për të pastrehët dhe fëmijët në rrugë. Aksioni filloi sot në ora 10 dhe do të zgjasë deri në ora 20, njofton Portalb.mk.

Kapishtec , “Vepra të vërteta te mirësisë” me aksion humanitar për të pastrehët

Qytetarët dhurojnë rroba dimri dhe këpucë, batanije, ushqim, mjete higjienike dhe për pastrim.

Ndihma e mbledhur iu dedikohet të pastrehëve, familjeve të rrezikuara sociale, nënave vetë-ushqyese, si dhe familjet e dëmtuara nga përmbytjet në rajonin e Shkupit. Një pjesë e ndihmës do t’i jepet Qendrës ditore për fëmijët në rrugë në Shuto Orizare.

Ngjarja e sotme vijon pas “Mbledhjes vjeshtore të donacioneve” që shoqata “Vepra të vërteta te mirësisë” e organizoi gjatë tetorit dhe nëntorit në më shumë vende në Shkup.

Ndryshe, gjatë gushtit, shoqata ishte aktivisht e kyçur në iniciativat e pavarura për ndihmë pas përmbytjeve.

Kontakt:
Tel 078 263 792
Fcb Есенско собирање донации Тинекс ЗЕБРА Капиштец

Kapishtec , “Vepra të vërteta te mirësisë” me aksion humanitar për të pastrehët
Kapishtec , “Vepra të vërteta te mirësisë” me aksion humanitar për të pastrehët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button