Zjarr në një banesë në Shkup, shpërtheu bombola e vogël e gazit

Shpërthimi i një bombole të vogël gazi për zierje të kafes mbrëmë shkaktoi zjarr në banesën në bulevardin “Jane Sandanski”, me ç’rast ajo është djegur tërësisht, ndërsa 72-vjeçarja T.Z. ka marrë plagë djegjeje në këmbë.

Ajo, siç kumtoi MPB, me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore u dërgua në SPQ “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa prej atje në “QU “Nëna terezë”, ku i janë konstatuar djegie të shkallës së dytë në ekstremitetet e poshtme dhe është dnalur për mjekim të mëtutjeshëm.

Zjarrin mbrëmë në orën 20:45 në NJIK-Shkup e ka paraqitur S.M., ndërsa në orën 22:30 është shuar tërësisht nga ekipi i Brigadës zjarrfikëse-Shkup.

Ekspertiza do të kryhet gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button