PARTIA, DRESURA DHE INTELEKTUALI

Pse jeni hidhëruar ju të BDI-së kaq shumë me ata që ju kritikojnë, si mendoni të nemosemi si kukulla, e mos t’ua përmendim të bëmat tuaja të shëmtuara qeveritare? A doni që të gjithë intelektualët t’i dirrigjoni për t’i dresuar, nën komandën tuaj, t’ju përkulen, të jenë të nënçmuar e poshtërruar para jush?

Kështu intelektualë e studentë doni të krijoni në universitetet tuaja, të padinjitetshëm, pa intelegjencë vetanake, kritike mendore e ndjenja shpirtërore, pa dashuri të sinqertë, po të imponuar. Doni të krijoni intelektualë dhe popull partiak, e aspak kombëtar. Apo mos i gjithë qëllimi juaj është krijimi i intelektualëve me ideale partiake aliahmediane. Jo miq të BDI-së, ne dallojmë nga ju, ne duam të jemi tê dinjitetshëm, të lirë, jo nën komandën e dikujt, nuk duam të jemi të dresuar, të nënçmuar e të poshtëruar para partive politike, sepse partitë politike janë krijuar e zbuluar nga njerëzit e djallëzuar, kurse populli, gjuha dhe kombi janë të krijuar nga Zoti, prandaj janë të bekuara e të shenjtëruara; ne e duam shenjtërinë, e jo partinë tuaj djallëzore! Tani m’u kujtuan thëniet profetike se: “Ngjyra e pendës së shkrimtarëve (poetëve, gazetarëve) në botën e përtejme do ta mund në kandar gjakun e dëshmorëve të vrarë”, për shkak se, një, do të bëhen dëshmitarë për vrasjet e tyre të pafajshme, dy, dëshmorët njëherë vdesin, kurse shkrimtarët e mirëfiltë të papërkulur përherë, me sinqeritetin e tyre ua plasin në fytyrë udhëheqesve politik gënjeshtrat, padrejtësitë, montimet vrastare, skandalet korruptive e seksuale.
***
Ju funksionarë, anëtarë dhe simpatizantë të BDI-së dua të jeni të sinqertë ndaj kryetarit tuaj të BDI-se! A e doni sinqerisht Ali Ahmetin, apo për interesat tuaja; gjatë kësaj fushate zgjedhore nuk po ju shkojnë punët aq mirë si herët tjera, partitë opozitare po rriten e shumëzohen dita ditës; po nëse humb BDI-ja, atëherë a do t’ia ktheni shpinën Ali Ahmetit për shkak të interesava tuaja materiale, pasi ju dimë cilët jeni, ua njohim karakteret tuaja karieriste, më duket se po.

P.S.
Dresura ka të bëje me qentë, në një intervistë të një gazete, filozofi i madh Fikret Muhiq, interesant, flet për qentë. Ai thotë, se prej të gjitha shtazëve qentë e dresuar janë më të robëruarit, derisa luani, ujku, ariu, maca me egon(unin) e tyre përkujdesen për të vegjëlit e vet, për fat të keq vetëm qentë e dresuar (pa ego), vetëm për shkak të një cope mishi, përkujdesen për zotërinjtë e vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button