Letër e hapur e ministres Arsovska – Tomovska për Misionin e OSBE/ODIHR

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska – Tomovska sot, përmes një letre të hapur, e informoi Misionin e OSBE/ODIHR se sektori publik në këtë, siç thekson, moment politik specifik, është lëndë e keqpërdorimit sistematik dhe të orkestruar nga politikanët, bartës të funksioneve publike, gazetarë dhe ekspertë, transmeton MIA.

Arsovska – Tomovska në letër thekson se në tërësi i mbështet aktivitetet e drejtuara për parandalimin e parregullsive zgjedhore, por është edhe kundër keqpërdorimit të të punësuarve në sektorin publik për marketing politik. Njëherësh bën thirrje edhe për seriozitet dhe pjekuri politike të të gjithë të involvuarve në procesin zgjedhor, ndërsa nga OSBE/ODIHR kërkon ndjekjen objektive të të gjithë situatës si dhe raportimin objektiv për procesin zgjedhor, vetëm në bazë të, siç thotë, dëshmive dhe fakteve.

Opozita, shton Arsovska – Tomovska, në vazhdimësi akuzon për përzierjen e partisë me shtetin ndërsa përfaqësuesit e tyre në institucione i shfrytëzojnë resurset institucionale për aktivitete partiake.

“Marketingu i lirë politik dhe krijimi i perceptimit për presione zgjedhore ndoshta dikujt sot do t’i sjell pika të vogla politike, por nesër mund ta prish kredibilitetin e procesit zgjedhor dhe me këtë t’i shkaktojë dëm të madh shtetit”, konstaton ministrja në letrën e OSBE/ODIHR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button