Kryqi i Kuq: Situata në Alepo gjithnjë e më shumë përkeqësohet

Situata humanitare në pjesët lindore të qytetit sirian  Alepo, të cilat janë nën kontroll të kryengritësve, çdo ditë e më shumë po përkeqësohet, ndërsa Qeveria siriane vazhdon me sulme në rajonet e populluara, kumtoi përfaqësuesi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

“Rezervat e ushqimit janë në fund, për shkak të së cilave çmimet e produkteve më të domosdoshme, siç janë buka, mielli dhe qumështi, në mënyrë drastike rriten”, theksoi zëdhënësja e KNKK-së në Damask Ingi Sedki, transmeton MIA.

Në shumë qarqe në qytet  në mënyrë drastike është zvogëluar edhe sasia e karburanteve dhe shumë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje për dimrin e ardhshëm.

Më shumë se 250.000 njerëz janë bllokuar në pjesën lindore të Alepos. Nga fillimi i këtij muaji KB-të mundohen të lidhin marrëveshje me të cilën do të lejohet  dorëzimi i ndihmës humanitare dhe evakuimi i personave të lënduar.

“Urgjentisht nevojiten garanca për siguri nga ana e palëve luftuese në Alepo, me qëllim që të sigurojmë ndihmë humanitare për popullatën”, theksoi Sedki, organizata e së cilës nuk ka qasje deri te rajonet që nga muaji prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button