Ahmeti: Pensione më të larta dhe të sigurta

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i përcjellë nga Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Bekim Neziri si dhe kandidatë për deputetë të kësaj zone, në vazhdën e fushatës zgjedhore takuan banorët e Gradecit, respektivisht pensionistët e këtij vendbanimi.

Ahmeti njoftoi të pranishmit se BDI, respektivisht politikat e saj do t’u sigurojnë pensionistëve një fond pensionalo-invalidor të sigurtë, fond ky i cili do të jetë gjithnjë në gjendje të paguajë pensionet.

Ahmeti bashkëbisedoi me të pranishmit edhe për Programin parazgjedhor të BDI-së, program ky i cili kap të gjitha sferat dhe do të jetë pjesë e Programit për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Kryetar i BDI-së pohoi se angazhimi i BDI-së do të jetë që pensionistët të kenë pensione të rregullta dhe në vazhdimësi më të larta.

Pas takimeve me pensionistët, lideri i BDI-së ka vazhduar takime me qytetarët e Komunës së Bogovinës.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button