Lëvizja Besa: Studeniçani mbështet Rilindjen me BESË

Rilindja me BESË sonte ka realizuar takim me banorët e Studeniçanit.

Suad Xhemaili, koordinatori i BESËS për Studeniçanin ka thënë se sot, karshi kësaj anti-vlere që është në pushtet në skenën politike e keni alternativën që ka vlerë, moral, trimëri dhe guxim e cila mban emrin e shenjtë BESA.

“Sot populli shqiptar para vete ka opsionin ideal – koalicionin “Rilindje Me Besë”, pasi ne këtë bashkë me miq tanë besatar e rilindas e dëshmuam edhe në konventën promovuese të kandidatëve në sallën ‘Vip Arena’, ku veç se më goditjen e parë e realizuam, tani presim që më 11 dhjetor ta nokautojmë përfundimisht”, ka thënë Xhemaili.

Kandidatja për deputete e Rilindjes me BESË, Nurxhane Asani ka mbajtur një fjalim ku tha se Maqedoninë e kontrollon policia sekrete dhe se dëmin më të madh nga kjo e kanë shqiptarët. Asani theksoi se ky diskriminim mund të përmirësohet vetëm me Ridefinim dhe me BESË, duke shtuar “Besën e kemi Amanet, amaneti duhet të përmbushet”.

Anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA dhe kandidati për deputet i Rilindjes me BESË në zonën e parë zgjedhore, Rexhep Memedi ka thënë se koalicioni Rilindje me BESË ka përgatitur një program konkret dhe ka gjetur ilaçin e zgjidhjes së problemeve me Ridefinimin, që ndër të tjera parasheh që në mandatin katërvjeçar të realizojë: që secili qytetar i Maqedonisë të ketë sigurim shëndetësor, të hiqet participimi për mjekim spitalor, të bëhet rritja e buxhetit shtetëror për shëndetësi, të bëhet rritja e rrogave për mjekët dhe personelin ndihmës mjekësor – 50 për qind për një mandat katërvjeçar, do të hartojmë plan strategjik për përgatitjen dhe stipendimin e mjekëve-specialistëve shqiptarë, që janë në numër të vogël në disa fusha të mjekësisë, sistemi shëndetësorë në vend do të lidhet me sistem të integruar informatik ku do të implementohet kartela elektronike, do të bëhet thjeshtësimi i procedurave administrative burokratike (për udhëzime mjek amë-specialist-mjek amë), do të krijohet sistem i menaxhimit të institucioneve publike shëndetësore me një drejtor, do të bëhet ndryshimi i ligjit për specializime për sa i përket të drejtës së specializantëve për marrëdhënie punë gjatë periudhës së specializimit.

Rexhepi po ashtu ka thënë se Ridefinimin mund ta realizojnë njerëz të ndershëm e moralshëm si prof. Bilall Kasami e Zeqirija Ibrahimi, e jo ata që mendojnë me trurin e Gruevskit dhe Mijallkovit, e të Stalinit e Leninit.

Zeqirija Ibrahimi bartësi i listës zgjedhore në njësinë numër një të Rilindjes me BESË, tha se tubimin e parë publik BESA e ka patur në Karshiakë dhe ka kënaqësi të veçantë që sërish foli aty, duke shtuar se këta oponentët tanë, që nuk do të jenë edhe shumë gjatë në pushtet, po mundohen të shkaktojnë huti duke përmendur UÇK-në. “Po ta kishin dashur aq shumë UÇK-në nuk do të lejonin që të vriten dhe arrestohen aq shumë pjesëtarë të UÇK-së dhe nuk do të lejonin që miliona euro të ndahen për mbrojtjen e Johan Tarçullovskit, e nuk do t’i linin fëmijët e dëshmorëve në rrugë. Enveristët i kanë shpallë luftë vlerave shqiptare në Maqedoni, por do të zhgënjehen keq, pasi shqiptarët janë të besës”, ka thënë Ibrahimi.

Në fund të pranishmëve u është drejtuar bartësi i listës zgjedhore nga Rilindja me BESË në zonën e gjashtë zgjedhore, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Mund dikush edhe të pyetet pse ne jemi më të mirë dhe pse dikush duhet të na besojë se jemi ata që përfaqësojmë të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: ne nuk vendosëm të merremi me politikë pse atje ku punonim e kishim keq, por pse s’mund më ta duronim të keqen që regjimi DPMNE-BDI ia bënte popullit tonë. Rilindja me BESË është këtu që përmes platformës sonë të realizohen të drejtat e shqiptarëve, nëse jo nuk i dihet fati i këtij shtetit. Ridefinimi do të bëhet realitet pas 11 dhjetorit me fitoren e koalicionit Rilindje me BESË”, ka thënë Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button