Shkup, mbahet “Maratona e Pavarësisë”

Më 26 nëntor, 2016 në ora 11:30 para Park Hotel & Spa ( te stadiumi Philip II Arena) – Shkup, atletët maratonistë nga Shkupi nisen në “Maratonën e Pavarësisë”, e cila organizohet për të pestën herë me radhë nga dy qytetet Ulqin dhe Shkodër.

Kjo ngjarje është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme që historikisht lidh dy shtetet. Vrapohet nga njëri shtet në tjetrin përmes kufijve lirshëm për nder të festës së madhe të Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorit.

Në këtë maratonë marrin pjesë atletët më të mirë shqiptarë  nga të gjitha vendet, madje edhe dashamirë të sportit që vijnë nga Diaspora, për të garuar, vrapuar e festuar bashkë.

Maratona këtë vit do nis nga qyteti i Ulqinit dhe përfundon në bashkinë e Shkodrës me gjithsej 42 kilometra maratonë e plotë.

Nga Maqedonia do të marrin pjesë maratonistët e dëshmuar në shumë maratone të vendit dhe ndërkombëtare: Ardian Miftari, Hamim Çilafi si dhe profesori Naser Miftari, historian dhe dashamir i sportit dhe përkrahës i madh i maratonistëve.

Kjo maratonë është mundësuar nga sponsor individual, dashamir të sportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button