Siri, vajza vritet me gurë sepse përdori Facebookun

Një vajzë nga Siria, u gjuajt me gurë, deri në vdekje, pasi një grup i militantëve nga Siria e gjetën atë duke përdorur rrjetin social Facebook.

Fatoum Al-Jassem quhet vajza që u dërgua në një gjykatë të Sheriatit, pasi u kap duke përdorur faqen e internetit social, në Rakka të Sirisë.

Gjykata e Sheriatit deklaroi se duke përdorur një llogari të rrjetit Facebook, kjo shkon deri në adulteri, ndaj vajza duhet të dënohet me gurë, raporton agjencia FARS.

Anëtarët e grupit të al-Qaedas në Irak, të njohur gjithashtu si Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) janë të përfshirë në këtë incident.

Lajme të ngjashme

Back to top button