Në kryeqytetin e Indisë, New Delhi ndalohen fishekzjarret

Në kryeqytetin e Indisë në New Delhi u ndalua shitja e fishekzjarreve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Supreme në Indi deri në urdhërin e ardhshëm ndalon “Shitjen, ruajtjen dhe transportimin” e fishekzjarreve në New Delhi dhe rrethinë për shkak të ndotjes së ajrit.

Gjykata Supreme njëkohësisht nga ana e Drejtorisë Qendrore për Kontrollimin e Ndotjes e cila është nën kontrolin e qeverisë kërkoi të bëjë një studim në lidhje me materialet e fishekzjarreve të cilat shkaktojnë dëme dhe brenda 6 muajve të përgatisë raport.

Vendimi është marrë si përgjigje e një lutje (ankese) ku është theksuar se si pasojë e ndotjes së ajrit në qytet 3 fëmijëve nuk u janë zhvilluar mjaftueshëm mushkëritë e bardha.

Kryeministri i provincës Delhi, Arvind Kejriwal, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit të mbajtur më 6 nëntor deklaroi se të gjitha shkollat për tre ditë me radhë do të mbyllen.

Kejriwal poashtu tha se të gjitha punët ndërtimore do të pezullohen të paktën për 5 ditë, kurse centralet energjetike në rajon të cilat punojnë me qymyr do ti ndalojnë aktivitetet e tyre për 10 ditë.

Kejriwal po ashtu nënvizoi se ndër masat e marra në kuadër të luftës me ndotjen e ajrit është edhe nadalesa 10 ditore e përdorimit të gjeneratorëve elektrik të cilët funksionojnë me lëndën djegëse dizel.

Gjithashtu ai bëri të ditur se të gjitha rrugët kryesore në vend të paktën një herë në javë do të lahen, gjegjësisht pastrohen me ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button