Francë: Sulmi ndaj misionarëve nuk ka lidhje me “terrorizmin islamik”

Sulmi vdekjeprurës ndaj shëtpisë për strehimin e misionarëve në pjesën jugore të Francës nuk ka lidhshmëri me “terrorizmin islamik”, kanë thënë sot autoritetet franceze, transmeton REL.

“Nuk ekziston çfarëdoqoftë lidhje me terrorizmin islamik”, tha Christophe Barret, prokuror publik në qytetin Monpelije.

Ai tha, po ashtu se sulmi në një fshat afër Monpeliesë ishte krim “lokal”.

Policia tha se një person i armatosur dje ka hyrë në ndërtesën e misionarëve të pensionuar të krishterë dhe e ka therrë për vdekje një punëtore, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Prokurori Barret tha se policia ende është në kërkim të sulmuesit.

Franca vazhdon të mbetet nën gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin, pas një vale të sulmeve për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, përfshirë edhe vrasjen e një prifti të moshuar në muajin korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button