Në vend të thellësisë në lajm, cektësi në ekspertizë dhe analizë

[Recension: A po huazohen platformat e partive politike në Shqipëri,nga partitë shqipëtarë në Maqedoni]

Gazetari nuk ka të drejtë që në një përmbajtje informative t’i tejkalojë kompetencat e tij dhe të shkelë limitet profesionale. Për çështjet të cilat dëshiron t’i shpalosë në publik, ai duhet t’u referohet burimeve kompetente, e jo të japë konstatime duke u vënë në rolin e njohësit të çështjeve, në këtë rast politike dhe elektorale.

Lajmi që po recensojmë, në fakt është më tepër koment dhe qëndrim personal, se sa, ja të themi, tentim për analizë. Mirëpo, përderisa nuk kemi burime, citate, qëndrime zyrtare dhe qëndrime nga njohës të çështjeve apo ekspertë të fushës, nuk mund të themi se kemi të bëjmë më lajm ose analizë, por thjeshtë me një opinion mbi një çështje të caktuar.

Fillimisht platforma politike origjinen e saj e ka në Francë në vitin 1535 ,që nënkupton një dokument formal politik.Me platformë politike nënkuptojmë një skicë ku në menyrë të detajizuar janë të pasqyruara qëllimet apo zgjidhjet rreth një problematike të caktuar….

 Për tu krijuar një platformë politike duhet zgjedhur profesionistë politik të cilët në bazë të statistikave të mara nga një vend i caktuar ,caktojnë qëllimet kryesore të cilat partia duhet të orientohet psh ato nevojat sociale,ekonomike,kombëtare etj.

Për fat të keq, lajmi nuk ka nisur me parimin e piramidës së përmbysur, duke e nisur përmbajtjen  por me parimin e piramidës normale. Në vend që fjalët e para të ishin sfond, autori ka nisur tekstin me sfond dhe informacione të cilat në një lajm profesional do të ishin më të reduktuara dhe thjeshtë informacione shtesë.

a-po-huazohen-platformat-e-partive-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “A po huazohen platformat e partive politike në Shqipëri,nga partitë shqipëtarë në Maqedoni
Data dhe koha e publikimit: 18.11.2016
Data e recensionit: 18.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Këndi i lajmit është kapur me të drejtë, por ai nuk është hedhur mirë në letër. Nuk mund të themi se në këtë rast nuk ka sy gazetaresk, pasi krahasimi mban, por nuk mban mënyra se si e ka bërë krahasimin gazetari. Në këso raste, qëndrimi një politologu, njohësi të çështjeve politike, të punës dhe funksionimit të partive politike, apo ndonjë monitorues i fushatave elektorale, do të ishte adekuat për të bërë krahasimin, e jo të njëjtin ta bëjë gazetari. Për mos të përfunduar me kaq, gazetari ka tentuar që përmes shkrimit të sjellë mendimin e tij si fakt dhe argument deri tek lexuesit.

Mirëpo ,në Maqedoni përshkak të krijimit të partive të reja në skenën politike, si dhe me afrimin e zgjedhjeve dhe me prolongimin e të njejtave disa parti politike të bllokut opozitar të mandatuara dhe ato të pamandatuara nga votat e popullit, bëjnë huazimin e platformave ideave nga shteti ynë fqinjë Shqipëria.

Me bashkimin e tri partive opozitare si LR-PDSH,UNITETI dhe RDK që kanë vendosur ti lënë koalicionit të tyre emrin Aleanca për Shqipëtarët kështu duke u frymëzuar nga koalicioni PS-LSI si dhe partitë tjera me ideologji majtistë(Aleanca për Shqipërinë Europiane)të cilat fituan votën e popullit dhe tani qeverisin me vendin,duke e marë dhe ngjyrën vjollcë që kanë përdorur ata rreth fushatës tyre.

Gazetari nuk ka kërkuar qëndrimin e palëve të tanguara në tekst. Lexuesi do të ishte kurreshtar të dijë se cila është arsyeja se pse Aleanca për Shqiptarët ka vendosur që me këto ngjyra të jetë pjesë e zgjedhjeve. Fakti që autori nuk ka kërkuar qëndrimin e tyre, dëshmon për qasje me tendencë ndaj këtij veprimi të koalicionit në fjalë.

Teksti nuk ka një sfond të mirë, pasi që, ashtu siç e thamë edhe më lartë, ky tekst ka filluar me tentim për sfond. Është më se i nevojshëm informacioni se kur do të jenë zgjedhjet e ardhshme, sa parti do të hyjnë në proces dhe mbi çfarë programi do të kërkojnë besimin e elektoratit.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button