Horror në Francë! Një person i maskuar merr peng 70 persona dhe vret dy prej tyre (VIDEO)

Një grua dhe një burrë kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 70 murgj janë mbajtur peng nga një person i maskuar dhe i armatosur me thikë dhe armë, në Montpellier në Francë, shkruan Daily Mail.

Sipas dëshmitarëve personi i armatosur është futur në shtëpinë e te moshuarve, ndërsa arsyet nuk dihen ende, transmeton Syri.net.

Të paktën 70 murgj jetojnë në këtë shtëpi të moshuarish. Policia ka shkuar brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.

Bëhet e ditur se ekipet anti-terror ishin në kërkim gjatë gjithe natës për personin e armatosur,por ende nuk është kapur.

Policia ka vendosur postblloqe rreth zonës dhe po përpiqet të gjeje vraësesin ende në arrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button