Ekspertë kompjuterikë e këshillojnë Klintonin që t’i kontestojë rezultatet zgjedhore

Ekspertë të theksuar kompjuterikë i kanë bërë thirrje ekipit zgjedhor të Hilari Klintonit që t’i kontestojë rezultatet në shtetet Uiskonsin, Miçigen dhe Pensilvani, njoftoi Si-En-En.

Ata vlerësjnë se kanëa rdhur deri në dëshmi që me votat në këto tre shtete është manipuluar ose se ata janë të hakuar.

Këto dyshime, siç njoftojnë, të enjten e kaluar u janë kumtuar këshilltarëve të Hilari Klintonit.

Mes këtyre ekspertëve është edhe Aleks Halderman, drejtor i Qendrës për siguri kompjuterike të Universitetit në Miçigen, i cili deklaroi se dyshimet dalin nga trendi i rezultateve më të këqija të Hilari Klintonit në sferat ku është shfrytëzuar sistem elektronik i votimit, në krahasim me rajonet ku votimi ka qenë me fletvotime.

Në qarqet ku u votua me rrumbullaksim të emrit të kandidatëve në letër, Hilari Klintonka fituar madje shtatë për qind më shumë vota sesa në qarqet ku u votua përmes makinave elektronike për votim, transmeton MIA.

Ekspertët kanë vlerësuar se Klinton në këtë mënyrë në Miçigen “ka mbetur më e shkurtë” për 30.000 vota, e me vet këtë edhe për fitore, sepse në rezultatin përfundimtar ka pasur 27.000 vota më pak se Tramp, shkruan revista “Nju-Jork”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button