Kolumbia do të nënshkruajë marrëveshje për paqe me FARK-un

Qeveria e Kolumbisë dhe grupi i Forcave të armatosura revolucionare të Kolumbisë (FARK) sot në Bogotë do të nënshkruajnë marrëveshje të re paqësore, me të cilin i jepet fund konfliktit të armatosur i cili zgjat më shumë se një gjysmë shekulli.

Delegacionet e Qeverisë të Kolumbisë dhe FARK-ut kanë pranuar më 24 nëntor në orën 11:00 (16 sipas Grinçinit) në Bogotë të nënshkruajnë marrëveshje për përfundimin e konfliktit dhe arritje të paqes së qëndrueshme, njoftuan në një deklaratë të përbashkët nga të dy palët.

Ata theksuan se pastaj marrëveshja e tyre do të prezantohet para parlamentit të Kolumbisë, me qëllim që të miratohet, transmeton MIA.

Marrëveshja paraprake me FARK-un në referendum u hodh poshtë nga ana e kolumbianëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button