Studim në BE, vdekja vjen më herët në Letoni dhe më vonë në Spanjë

Sipas një studimi, vdekja në Letoni vjen shumë më herët se në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një studim gjithëpërfshirës të publikuar të mërkurën, statistikat flasin se në 25 vitet e fundit jetëgjatësia është rritur për më shumë se gjashtë vjet me një mesatare në 80.9 vite.

Në Spanjë mesatarja është 83.3 vite, 8.8 më shumë se sa të popujve në Baltik.

Spanja ndiqet nga Italia, Franca dhe Suedia sa i përket jetëgjatësisë, ndërkohë që në fund të tabelës gjenden Bulgaria, Lituania, Romania dhe Letonia.

Sondazhi në fjalë për 28 shtetet e BE-së kishte edhe një lajm të keq për të rinjtë, me problemet e mbipeshës në mesin e 15 vjeçarëve, numri i të cilëve nga 11 për qind në vitin 2001 ka shkuar në 17 për qind në vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button