Putin: Konstatojmë çrregullime në demokracinë perëndimore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, rezolutën e Parlamentit Evropian (PE) për mediat ruse e ka cilësuar si çrregullim të botëkuptimit të demokracisë në shoqërinë perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Putin, ka folur në lidhje me rezolutën e PE-së se mediat ruse kanë bërë propagandë kundër Bashkimit Evropian dhe se kjo duhet të parandalohet.

”Nëse kanë marrë një vendim të tillë atëherë duhet të them se në botëkuptimin e demokracisë tek perëndimorët vërejmë një çrregullim. U munduan të na tregojnë se çfarë është demokracia kohët e fundit dhe akoma mundohen të na japin mësime. Ne kemi mësuar nga këto mësime se ndërprerja e një gjëje është rruga më shterp që mund të përdoret në demokraci dhe se kjo nuk përputhet me normat dhe të drejtat demokratike. Shpresojmë që të mos bëhet palë për pengimin e mediave”, është shprehur ai.

Sipas një rezolute të pranuar nga PE-ja thuhet se mediat ruse kohët e fundit kanë ndërmarrë propagandë kundër BE-së. PE bëri thirrje për parandalimin e kësaj propagande. PE pretendon se Rusia përmes mediave është munduar të ndajë BE-në, si dhe e ka akuzuar atë për dhënien e ndihmës për disa parti brenda unionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button