Rishfaqet dhelpra e zezë, kafsha e rrallë e planetit tonë
Në pamje të parë kjo kafshë e errët mund të ngatërrohet me një qen, por krijesa misterioze në fakt është një dhelpër e rrallë e zezë.
Kafsha magjepse, e cila e ka marrë ngjyrën e zezë nga një defekt i rrallë gjenetik, është fotografuar në Portland të Dorset në Angli.
Ekzistenca e dhelprave të zeza është thuajse e panjohur dhe nuk ka pasur shenja të tyre në vitet e fundit.