Davutogllu: Kosova dhe Bosnja do të ishin si Aleppo po të mos ishte NATO

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutogllu ka thënë se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të ishin si Aleppo e sotme po të mos ishte ndërhyrja e NATO-së.

“Po të ishte NATO-ja aktive në Siri, nuk do ta kishim këtë problem,” tha ai në një intervistë për Al-Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Davutogllu tha se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad po do ta “spastrojë etnikisht Aleppon” gjatë tranzicionit presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Njerëzit e Alepos janë heronj dhe dua t`i porosis si një vëlla i tyre – në në Turqi, jemi gjithmonë me ta pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare dhe etnike”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button