Sulmet në Halep, statistikat e tmerrit, 322 të vdekur gjatë 6 ditëve

Si pasoje e sulmeve të forcave të regjimit të mbështetura nga ato ruse në lindje të qytetit Halep, të paktën 322 civilë kanë humbur jetën dhe 1.250 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ibrahim Ebu Leys, përgjegjës i Mbrojtjes Civile në Halep ka thënë për AA se që nga 15 nëntori deri më sot, si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore në Halepin lindor të paktën 322 civilë kanë humbur jetën dhe 1.250 të tjerë janë plagosur.

Si pasoje e sulmeve të forcave të regjimit të mbështetura nga ato ruse në lindje të qytetit Halep, të paktën 322 civilë kanë humbur jetën dhe 1.250 të tjerë janë plagosur. ( Anadolu Agency - Ahmet Burak Özkan )
Si pasoje e sulmeve të forcave të regjimit të mbështetura nga ato ruse në lindje të qytetit Halep, të paktën 322 civilë kanë humbur jetën dhe 1.250 të tjerë janë plagosur. ( Anadolu Agency – Ahmet Burak Özkan )

Në mesin e të vrarëve nga sulmet e shumta të mbështetura nga forcat ajrore ruse, ka të paktën 82 fëmijë dhe 63 gra. Ndërkohë për shkak se sulmet ende vazhdojnë, numri i të vdekurve thuhet se mund të jetë më i lartë pasi nën rrënoja ka ende njerëz.

Leys ka thënë se forcat e regjimit përdorin bomba fuçi dhe bomba thërrmuese, ndërsa forcat ruse përdorin bomba me veprim të gjerë.

Halepi lindor ndodhet nën një bombardim intensiv ka thënë Leys dhe më pas ka shtuar se shpesh herë shënjestër e sulmeve janë edhe ambulancat.

Në rajonin me mbi 300 mijë banorë, për shkak se furrat e bukës nuk funksionojnë, njerëzit kanë vështirësi të gjejnë ushqim.

– AA arriti të filmojë një spital të sapo goditur

Drejtoria rajonale e Shëndetësisë në Halep dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, javën e shkuar deklaroi se për shkak të sulmeve janë mbyllur një numër i madh spitalesh në zonë.

Spitali Omer bin Abdulaziz në rajonin Maadi dy ditë më parë u rrënua plotësisht si pasojë e një sulmi ajror. Ekipi i AA menjëherë pas sulmit arriti të filmojë spitalin e rrënuar. Në pamjet dukej qartë lëvizjet e personelit mjekësorë në mesin e tymit me maska dhe elektrikë në duar.

Arif el-Arif, një punonjës i spitalit tha për AA se të sëmurët që ndodheshin në spital janë dërguar në bodrumin e saj dhe godinat për rreth.

Nga ana tjetër Rusia deklaroi se nuk kanë organizuar sulme në Halep dhe se kanë organizuar sulme vetëm në rajonin e Idlibit.

Megjithatë, burime lokale pohojnë se aeroplanët rusë kanë fuqi të madhe shkatërruese dhe se ata ndryshojnë nga regjimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button