Mesazh-urimi i kryetarit Nevzat Bejta për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të qytetarëve të komunës së Gostivarit dhe në emrin tim personal, popullit kosovar t’ia uroj 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë”, thuhet në urimin e Bejtës.

Në gjashtëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, kujtojmë sakrificën dhe punën e palodhshme për çlirimin e Kosovës të më shumë brezave në të gjitha trojet shqiptare dhe në mërgim.

Uroj që sa më shpejtë Republika e Kosovës të bëhet anëtare fuqiplote e Kombeve të Bashkuara dhe me dinamikë të shpejtë të hapërojë drejt integrimit në institucionet evropiane dhe euro-atlantike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button