Mustafa: Aktualisht nuk i kemi votat për ratifikimin e Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se aktualisht koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, transmeton REL.

Këto komente, Mustafa i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën ‘CiviKos’, ku ka folur rreth bashkëpunimit të qeverisë dhe shoqërisë civile.

“Unë nuk kam hequr dorë. Po bëj përpjekje dhe kërkoj që të gjithë të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje për Demarkacionin, sepse është humbje shumë e madhe për Kosovën”, ka thënë ai.

Me këtë rast, Mustafa iu është adresuar deputetëve të shumicës që të ulen dhe të mendojnë edhe njëherë para se të kundërshtojnë Demarkacionin.

“Do ta lusja opozitën dhe deputetët që kanë bërë vërejtje që të gjejmë forcën dhe argumentin për Demarkacionin sepse flitet për interesa të Kosovës dhe jo interesa personale apo partiake”, ka deklaruar Mustafa.

Por, në rrethanat aktuale, ai ka pranuar se koalicioni nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes më Malin e Zi.
Sipas tij, qeveria nuk është tërhequr nga marrëveshja dhe ka shprehur besimin se Demarkacioni do të ri-procedohet në Kuvend deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button