Ish ushtarët kanë një porosi për BDI-në

Ish ushtarët e UÇK-së shprehin shqetësim për retorikën e BDI-së në fillimin e fushatës parazgjedhore e cila fokusohet në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare edhe pse ende nuk është zgjidhur statusin i ish ushtarëve, ndërkaq BDI po numëron më shumë se 14 vite pushtet, shkruan Portalb.mk.

“Emblema e UÇK-së ka vlerë të pa mohueshme, që ekziston te çdo shqiptarë. Kushdo që prek në atë vlerë duhet të mos jetë me gjen shqiptarë. UÇK-ja është kapitull i mbyllur dhe kushdo që keqpërdorë, përvetëson ose luan me emrin e saj duhet të dënohet nga populli”, kujton për Portalb.mk. Abedin Zymberi ish komandant i UÇK-së.

Ai nëpërmes deklaratës së tij porosit gjithë partitë politike që së paku këto 20 ditë t’i lënë rehat familjet e dëshmorëve, ushtarët, eprorët e sajë dhe UÇK-në në tërësi.

“Nuk është mirë njerëzit që bëjnë garë për tu fut në institucione shtetërore të manipulojnë dhe gënjejnë me emblemën e shenjt. Nuk shkojnë të dyjat ose UÇK ose shko atje ku je nis. Popullit i duhet ekonomi solide për mbijetesë, i duhet arsimim i fuqishëm, rinis i duhet paqe dhe rehati mos ta lëshojnë vendlindjen. Të gjitha deklaratat e tjera janë mashtrim dhe manipulim me vlerat kombëtare. Derisa partitë janë përcaktuar për shtet të përbashkët duhet pasur kujdes me sjelljen dhe veprimin që çon deri te përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike”, deklaroi Zymberi.

“Ditën UÇK e natën në zyrat shtetërore. Pasi që nuk janë në gjendje t’i mbrojnë shqiptarët së paku të mos i fusin në konflikt. Besoj dhe jam i sigurt se populli im këtë e ka kuptuar dhe për çdo keqpërdorim do të reagoj përmes votës”, përfundoi Zymberi.

Besim Hoda, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftë vlerëson se është e dhimbshme që pas 15 vjet të nënçmimit ndaj vlerave të luftës dhe devalvimi total i qëllimit të luftës së vitit 2001 prapë të ketë guxim dikush të bërtas UÇK, UÇK, …  UÇK është vlerë kapitale e gjithë shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht partive politike.

“BDI deri tani ka dëshmuar se UÇK-n e ka përmendur vetëm kur ka pasur nevoja për ngritje të saj dhe maskim. UÇK është zgjidhja e çështjes shqiptare. Prandaj, gjithmonë kemi menduar se zgjidhja tre shkronjat e UÇK nuk janë asgjë tjetër përveç zgjidhje e statusit të shqiptarëve të Maqedonisë. Sado që të mbetet i pazgjidhur ky status gjithmonë UÇK do të mbetet e nënçmuar”, ka deklaruar për Portalb.mk Hoda.

Hoda kujton se askush që deri sot ka përfituar personalisht nga UÇK nuk ka drejt të thirret në emër të kësaj vlere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button