Shuhet 4 – vjeçarja që përloti botën…

“I thashë që nuk kishte problem nëse mbyllte sytë dhe flinte gjumë dhe e putha…”

Një 4 – vjeçare, e cila rrëmbeu zemrat e miliona njerëzve nëpër botë, ndërroi jetë pasi humbi betejën me kancerin.

Jessica Whelan tërhoqi vëmendjen e publikut kur i ati, Andy Whelan publikoi foton e saj, ku e vogla shfaqej në dhimbje të papërshkrueshme teksa luftonte gjendjen e saj terminale.

4 – vjeçarja nga Oswaldtwistle, Lancashire u diagnostikua me neuroblastoma të gradës së katërt, në Shtator të vitit të shkuar.

Të panjohur nga e gjithë bota dhuruan më shumë se 97 mijë paund për të, që ajo të kishte një shans të fundit për të shijuar javët që i kishin mbetur për të jetuar, por 4 – vjeçarja u shua tragjikisht mëngjesin e së dielën.

Babai i Jessica, i cili e ka dokumentuar vuajtjen e saj në internet, për të rritur ndërgjegjësimin sa i përket kancerit tek fëmijët, e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook.

jess1

“Ndihem i dëshpëruar, por edhe i çliruar që t’ju them se Jessica ka gjetur më në fund paqe, në orën 7 të mëngjesit të sotëm. Ajo nuk vuan më, nuk ndjen më dhimbje në trup. Tani princeshës time i kanë dalë flatrat e engjëllit dhe ka shkuar lart për luajtuar me miqtë e njerëzit e dashur. Ajo tashmë do të shohë nga lart vëllain e saj të vogël dhe ne, derisa një ditë të ribashkohemi. Mbrëmë më në fund më la ta mbaja në krahë dhe u kënaq teksa i thoja sa shumë e doja. I thashë sërish që nuk kishte problem nëse mbyllte sytë dhe flinte gjumë, e putha në ballë e në buzë disa herë. Dukej sikur kjo ishte ajo që kishte nevojë që më në fund të gjente paqe, pasi 8 orë më vonë ajo dha shpirt. Ajo ishte vajza e babait që nga momenti që lindi e deri në sekondat e fundit të jetës. Më duket sikur një pjesë tmerrësisht e madhe e imja është shkatërruar, por jam kaq i kënaqur që munda t’i jap mbështjetje e ngrohtësi në orët e fundit të jetës. Ajo u largua në paqe e qetësi, pa zë. Faleminderit të gjithë ju që keni ndarë dhe keni qenë pjesë e rrugëtimit tonë. Ju kërkoj të respektoni privatësinë tonë, teksa vuajmë humbjen e princeshës tonë të bukur.  Nga një baba me zemër të thyer i vajzës më të mrekullueshme e më të bukur”.

jess2

Fotografia e Jessica, që pushtoi me shpejtësi internetin u konsiderua si “fytyra e vërtetë e kancerit”.

Teksa e postoi foton e së voglës në Facebook, babai i Jessica shkruajti:

Fotografia më e vëshirë që kam bërë ndonjëherë më parë… në një moment ku ne si prindër nuk mund të bënim asgjë për të lehtësuar dhimbjen e saj, ajo që na largonte teksa duronte në vetmi dhimbjet e tmerrshme”.

Familja e Jessica deklaroi se paratë e mbledhura nga donacionet do të shkojnë për bamirësi, për të ndihmuar në punën shkencore për kancerin tek fëmijët.

jess

*Neuroblastoma është një kancer agresiv i sistemit nervor./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button