Angela Merkel zyrtarisht e publikoi kandidaturën për kandat të katër si kancelare

Kancelarja gjermane Angela Merkel zyrtarisht e publikoi kandidaturën për mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm, njoftuan burime nga partia e saj.

Merkel ka deklaruar para udhëheqësve të tjerë të Unionit Demokratik-Kristian (CDU), të cilët sot janë mbledhur në Berlin, se ka ambicie të rizgjidhet si kryetare e partisë në kongresin muajin e ardhshëm, ndërsa pastaj sërish të kandidohet për shefe të qeverisë gjermane në zgjedhjet parlamentare në vitin 2017.

Gjermanët disa muaj po e presin vendimin e Merkelit, e cila është në pushtet nga viti 2005, se nëse do të kandidohet për mandat të aktërt.

Liderja e CDU-së u ballafaqua me një numër të madh të problemeve gjatë disa muajve të fundit, siç janë kritika rreth zgjidhjes së krizës së migrantëve dhe ulje të rejtingut.

Deklarata zyrtare e Merkelit pritet në orën 19 sipas kohës lokale.

Në qoftë se Merkel fiton në zgjedhjet në vitin 2017 dhe mbetet në pushtet plot katër vite, atëherë ajo do të barazohet në kohëzgjatje në periudhën e pasluftës me të atin e saj politik Helmut Koll, i cili ishte në krye të qeverisë gjermane 16 vite

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button