Japonia bllokohet nga moti keq, raportohen 16 të vdekur

Pjesë të shumta të Japonisë pothuajse kanë mbetur në vendnumëro këtë të hënë nga bora që po bie pa ndërprerje që nga fundjava, ndërsa sipas mediave të paktën 16 persona kanë vdekur dhe mbi 1 000 të tjerë janë lënduar nga moti i keq.

Në prefekturën Nagano që nga e premtja qindra makina kanë mbetur të bllokuara në rrugë, ndërsa rreth 900 udhëtarë kanë ngelur të bllokuar në trena, raporton gazeta “Asahi”.

Agjencia meteorologjike japoneze ka paralajmëruar të hënën se do të shtohen reshjet e borës dhe erërat e fuqishme në pjesën lindore të ishullit Hokkaido.

Edhe në Tokio dhe qytete të tjera të Japonisë lindore dhe atë qendrore ka pasur reshje intensive, duke penguar transportin ajror, hekurudhat dhe trafikun rrugor. Është dashur ndërhyja e ushtrisë në të paktën katër qytete për të dërguar ndihma./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button