Dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet e sotme ajrore në Halep

Së paku 40 civilë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i sulmeve ajrore të cilat i kryen të shtunën forcat ruse dhe ato të regjimit sirian në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Mbrojtjes Civile, Najib al-Ansari tha se avionët kanë kryer sulme mbi disa zona të cilat mbahen nën kontrollin e forcave opozitare.

“Dyzet civilë u vranë dhe rreth 180 të tjerë mbetën të plagosur në këto sulme”, deklaroi për AA, al-Ansari. Ai ka shtuar se pjesëtarët e Mbrojtjes Civile po bëjnë përpjekje për të arritur në zonat e goditura për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Edhe në sulmet ajrore ruse të kryera të premten, humbën jetën rreth 40 civilë.

Rreth 300.000 sirianë aktualisht jetojnë nën një rrethim të egër në lindje të Halepit, të bllokuar prej kur filluan sulmet ajrore të regjimit me përkrahje të forcave ruse.

Të premten si pasojë e sulmeve të pandërprera të regjimit dhe avionëve rus, në Halep u mbyllën të gjitha spitalet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button