AI e kritikon Ligjin rus për “agjentë të huaj”

Financimi i mbi njëqind organizatave joqeveritare ruse është kufizuar dhe dhjetëra prej tyre janë detyruar ta ndërpresin punën pas hyrjes në fuqi të Ligjit për “agjentë të huaj”, theksohet në raportin e “Amnesti interneshënëll” (AI).

“Ligji i miratuar në vitin 2012 i shkeli lirinë e shtypit dhe të drejtat individuale në Rusi”, nënvizohet në raport.

Sipas Ligjit, në listën e “agjentëve të huaj” janë gjetur 148 organizata prej të cilave 27 kanë ndërprerë punën. Një numër i madh i tyre kanë ofruar shërbime, të cilat nuk i siguron shteti rus, për shembull përfaqësimin juridik apo mbështetjen psikologjike për viktimat e diskriminimit apo dhunës.

Ligji parasheh të gjitha organizatat joqeveritare, të cilat janë financuar nga jashtë apo marrin pjesë në “veprimtari politike” jo qartë të definuar, të regjistrohen si “agjentë të huaj”. Nga Lufta e ftohtë termi do të thotë edhe “ekzekutorë të veprimtarisë spiunuese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button