Zyrtarët turq në NATO kërkojnë azil

Disa oficerë turq, me poste në NATO, kanë kërkuar azil që nga përpjekja për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg tha se oficerët kanë kërkuar azil në vendet ku punojnë, por ai nuk dha emra, numra apo arsye të kërkesave, transmeton REL.

Vendet e përfshira do t’i shqyrtojnë kërkesat individualisht.

“Kjo është një çështje, e cila do të vlerësohet dhe vendoset nga aleatët e ndryshëm të NATO-s. Ky është një vendim kombëtar dhe një çështje kombëtare”, tha Stoltenberg.

Turqia ka shkarkuar, suspenduar apo arrestuar dhjetëra-mijëra njerëz që nga përpjekja për puç.

Shumë prej tyre kanë qenë në ushtri, ndërsa të tjerët janë mësimdhënës, policë, gjykatës dhe gazetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button