Francë, fushatë kundër radikalizimit të të rinjve dhe luftëtarëve të huaj

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, prezantoi fushatën e re e cila synon luftën kundër rrezikut të luftëtarëve të huaj. Në fushatë, përmes shembujve të medias sociale dhe internetit shpjegohet se si radikalizohen të rinjtë dhe si përfshihen në rrjetet e organizatave kriminale, raporton Anadolu Agency (AA).

Valls në konferencën për media në Paris prezantoi fushatën e re e cila është krijuar për luftën kundër radikalizimit dhe organizatave që përpiqen të sigurojnë luftëtarë të huaj.

Fushata e cila filloi me sloganin “Ju jeni përgjegjës i zgjedhjeve tuaja” synon popullatën e re duke prezantuar shembuj në gjuhën të cilën e kuptojnë të rinjtë. Në faqen e internetit që përbëhet nga dy video interaktive me rol kryesor të karaktereve Emma dhe Mehdi, shpjegohet se si këta dy të rinjtë kanë rënë në rrjetin e organizatave që rekrutojnë luftëtarë të huaj.
Përdoruesit që shikojnë videot të cilat përbëhen prej disa etapave duhet të zgjedhin një nga alternativat në fund të çdo etape, me çka përdoruesi njoftohet nga një ekspertë për gabimin e bërë gjatë zgjedhjes. Përmes këtyre videove ku shpjegohet tregimi i shpëtimit të Emmas dhe Mehdiut iu paraqiten të rinjve rreziqet potenciale me të cilat mund të ballafaqohen.

Fushata shfaq rreziqet me të cilat të rinjtë mund të ballafaqohen në internet, rrjete sociale dhe smartfona, ndërsa e njëjta zhvillohet përmes internetit.

Kryeministri Valls tha se “Ka nevojë për luftë të madhe kulturore kundër radikalizimit”, duke shtuar se kjo luftë nuk do të jetë e suksesshme pa mbështetjen e aktorëve të botës së internetit, kompanive që udhëzojnë botën, krerëve fetarë dhe shoqatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button