Kosovë, buxheti përçarës – shtohen kërkesat për prishjen e koalicionit

Buxheti i parashikuar për vitin 2017 vazhdon të mbetet çështje diskutimesh, por edhe mospajtimesh, rreth ndarjes dhe planifikimit në mes partive të koalicionit, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës,transmeton REL.

Qeveria e Kosovës, në fillim të këtij muaji, kishte miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2017. Projektligji tashmë i është proceduar Kuvendit, ku pas shqyrtimit nëpër komisionet përkatëse, pritet të dalë në votim për miratim.

Zëvendësministri i Financave nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë se projekt-buxheti ende nuk është shqyrtuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa, pasi buxheti, sipas tij, ka mangësi dhe se Grupi Parlamentar i PDK-së është duke u konsultuar rreth ndryshimeve që duhet të pësojë.

Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 2 miliardë euro, kurse pjesa më e madhe do të gjenerohet nga të hyrat fiskale. Sipas procedurave ligjore, Buxheti i Kosovës duhet të miratohet në pjesën e dytë të dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button