E keqja që nuk po na ndahet

Jemi drejtuar nga deputet- monstra të çuditshëm, të cilët vet ne i gjejmë dhe i vendosim në karrige që të na drejtojnë. Edhe pse ne mësojmë dhe e pësojmë prej këtyre mostrave, është e çuditshme se ne kënaqemi me ta dhe, ata kënaqen vetëm duke na varfëruar e duke na shtuar probleme. Por edhe me e çuditshmja është se nuk ndalemi drejt një drejtimi të tillë dhe nuk ndërrojmë mendje.

Ne jemi ata të cilët i kemi “ushqyer” duke ua dhënë sa herë kanë dashur votën, duke u kthyer ne, në ushtarë të bindur të tyre. Kjo është partia e cila na drejton nga zyrat e shtetit, edhe pse as nuk ia kanë idenë pse hyjnë në zyra. Sepse shumë prej tyre kanë nga 2-3 diploma universitare, por pa mbaruar as arsimin e mesëm. Tashmë shembuj të tillë, prodhim “alla shqiptar”, jemi te vetëdijshëm të gjithë se kemi me shumicë.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm me faktin se me të tilla deputet- monstra nuk arrijmë ndonjëherë të kemi në krye të punëve tona vizionarë dhe burra shteti, me te cilët mund të krenohemi nesër se do hapin rrugë të reja për demokracinë shqiptare. Ne jemi te vetëdijshëm se të tillë burra i mungojnë vendit tonë. Ne në çdo palë zgjedhje, vetëm zëvendësojmë plaçkitës, apo tregtarë votash që na sundojnë dhe na plaçkitin për një periudhë kohe. I zëvendësojmë me plaçkitës të tjerë, përfaqësues të një familjeje tjetër politike. Sepse jemi mësuar gjatë këtyre viteve me pushtetin familjar që çdo deputet- monstër partiake sjell sa herë ngjitet në pushtet.

Si popull nuk e kem idenë më të vogël të dimë e të votojmë burra shteti e vizionarë që mund të na vënë të ecim në binarët e jetës, pasi i kemi humbur të gjitha dhe sillemi pa ditur si “kali i shemës”. Kjo është arsyeja që sapo mbarojmë një palë zgjedhje pëshpëritim: “Mjerë ne shqiptarët e Maqedonisë në ç’duar kemi mbetur”. Edhe pse e dimë se fajin e kemi vetë.
Thoni çfarë të doni tani, po nëpunës të tillë, a nuk ka pasur edhe sistemi i më hershëm?

Ka pasur punonjës me shkollë të mesme e me shkollë partie, po në çdo institucion kishte specialistë, kishte kryeinxhinierë, kishte degë teknike, pra specialistët askund nuk mungonin. Dhe ishin ata që drejtonin. Ndërsa tani, edhe nëpër zyra ke më shumë analfabetë, punën e të cilëve e mbulojnë 2 –3 njerëz tjerë. Ndodh kështu sepse gjithçka është nën ndikimin e partisë që kryen të gjithë emërimet përmes shefave të burimeve njerëzore, kopja shumë e keqe e shefave të kuadrit të kohës së komunizmit. Është kopje e ndyrë, sepse dje ishin me shkollën e partisë, sot vetëm me “aminin” e partisë. Militantë partiak kanë marrë në duart e tyre jo vetëm zyrat e burimeve njerëzore, por edhe ato të administratës shtetërore. Dhe, ne shqiptarët e shkretë do të mbesim duke vajtuar: eh, në ç’duar kemi mbetur. Ashtu siç themi sa here pasi votojmë.

Kemi Parlamentin më të dobët, dhe udhëheqës më të pa drejtë.
Problemi është se ne shqiptarët po mbetemi duke qarë budallallëqet që kryen pushteti që vetë e kemi instaluar në Maqedoni. Të gjithë po e shohim se kemi një Kod Zgjedhor krejtësisht të dështuar. Kjo vërehet pothuajse në ç’do zgjedhje. Por, prapë po heshtet, edhe pse zgjedhjet i kemi në prag. Depolitizimi i organeve të administrimit të zgjedhjeve, apo barazia në komisionet zgjedhore, do ishte mirë me lista të hapura si një mundësi për të mos futur si deri tani në Parlament lloj-lloj mostrash sa na vjen turp që i kemi përfaqësues. Janë këto e probleme të tjera që kërkojnë një zgjidhje, para se të startojë fushata elektorale.
Zgjedhjet po afrohen. A do të dimë ne shqiptarët të ndryshojmë mendje? E bashkë me të edhe jetën tonë?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button