OKB: Zgjatet hetimi ndërkombëtar për sulme kimike në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar zgjatjen për një vit të hetimit ndërkombëtar për përcaktimin e fajësisë për sulmet me armatim kimik në Siri, shkruan REL.

Ky hetim është zgjatur mbrëmë vonë me kërkesë të Rusisë, për fokusim më të madh në “kërcënimin terrorist kimik”.

Hetimi i përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik, i lansuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para një viti, tashmë ka gjetur se forcat e qeverisë së Sirisë ishin përgjegjëse për tri sulme me gaz të klorit dhe se militantët e Shtetit Islamik kishin përdorë gaz helmues.

Qeveria e Sirisë i ka hedhur poshtë akuzat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button