Kur ngatërrohet qëndrimi i partisë me atë të gazetarit

[Recension: “Kush qëndron pas incidentit të dhunshëm në Kumanovë?!”]

Teksti në thelb është propagandues. Në qendër nuk ka shqetësimin e opinionit, por dukshëm është vënë në funksion të mbrojtjes së imazhit të një subjekti politik. Është i njëanshëm, ka akuza të paverifikuara dhe ka komente të autorit.

aktuale-kush-qendron-pas-incidentit-te-dhunshem-ne-kumanove-1Linku deri te artikulli origjinal: “Kush qëndron pas incidentit të dhunshëm në Kumanovë?!”

Data e publikimit: 14.11.2016

Data e recensionit: 14.11.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Shpejt, protesta në Kumanovë që i parapriu tubimit të BDI mori vëmendjen e mediave. Ato të njëanshmet morën funksionin e propaganduesit, mbrojtësit ose të kundërpropagandës. Në këtë tekst, lexuesi herë-herë humbet. Nuk kuptohet ku janë fjalët e partisë BDI, e ku janë fjalët e gazetarit. Tentativën e protestës e quan të dështuar dhe më e rëndësishme sipas autorit është se salla brenda ka qenë plot me simpatizantë. Akuzon për prapavijë politike.

“Nga ajo që u pa ishte se tentativa e tyre dështoi dhe Ahmeti me bashkëpartiakët e tij zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë. Me këtë rast kumanovarët i dhanë përgjigje më të mirë iniciativave të dyshimta politike që tentuan të bëjnë dhunë.”

Gishti si fajtor ose si nxitës të incidentit drejtohet te një individ, i cili përmendet me emër dhe mbiemër, si dhe te një subjekt politik. Autori ka ngritur dyshime mbi Florijan Hajdarin, por nuk ka treguar nëse është përpjekur ta pyesë Hajdarin për të verifikuar dyshimin. Nëpërmjet pyetjeve për të cilat nuk pret përgjigje, autori fajson edhe aktivistë të Lëvizjes Besa, por pa pyetur direkt këtë parti lidhur me përgjegjësinë që duhet të mbajë nëse vërtetohen dyshimet e autorit. Diku pas këtyre pyetjeve mbyllen thonjëzat dhe shkruan se këto “janë pyetjet që parashtrohen mes tjerash në rrjetet sociale “Fejsbuk” por thonjëzat nuk hapen askund. Cilat janë pyetjet e rrjeteve sociale dhe cilat janë të autorit, nuk kuptohet. Në tekst ngatërrohen shumë informacionet që vijnë nga rrjetet sociale dhe ato që vinë nga mediat e (pacituara të) vendit.

“…vërehet në rrjetet sociale… raportojnë mediat e vendit…”

A është ky Florijan Hajdari, djali i Fejzi Hajdarit?

A janë këta tjerët aktivistë të “Besës”?

Si mendoni kush qëndron prapa sulmit të djeshëm…?”, janë pyetjet që parashtrohen mes tjerash në rrjetet sociale “Fejsbuk”.

Çdo gazetar, para së gjithash, duhet të respektojë çdo protestë si akt demokratik të manifestimit të pakënaqësisë së një grupi të caktuar ndaj një fenomeni të caktuar, sigurisht duke u distancuar nga dhuna. Gjithmonë për këto raste, qytetarët janë të parët dhe më të rëndësishmit. Pastaj, nëse ka mjaftueshëm indikacione se ky grup është manipuluar dhe pas tij është një prapavijë e caktuar politike, gazetari duhet ta hulumtojë dhe të nxjerrë të​​ vërtetën në shesh. Akuzat e pabaza janë të patolerueshme.

KODI ETIK I GAZETARËVE: 

  • Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.  
  • Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar. 

Nuk ka asnjë fjalë për protestën në Kumanovë, të parë nga këndi i protestuesve, asnjë qëndrim të tyre dhe asnjë të dhënë tjetër mbi shqetësimin e palës tjetër dhe arsyen e protestës parë nga ky këndvështrim. 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button