Ministri i drejtësisë Xhaferi, nuk mërzitet për resorin e tij

Edhe pse në gjykatën më të madhe në vend, Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndodh cirk ndërsa Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë vëren mungesa serioze në sistemin e gjyqësorit dhe pengesa në punën e PSP-së, personi më i thirrur në sistemin e gjyqësorit në vend, ministri i drejtësisë, është plotësisht inekzistent nga ngjarjet në dikasterin e tij, nuk është i dukshëm në opinion dhe nuk prononcohet për asgjë, transmeton Meta.mk

A ka vendi ministër të drejtësisë dhe çfarë bën ai këto ditë?

Kuadri i ri i BDI-së, ministri 26 vjeçar i drejtësisë, Valdet Xhaferi, deri më tani nuk doli me asnjë koment dhe qëndrim rreth raportit të KE-së ndërsa hesht edhe për ngjarjet në Gjykatën Penale, ku disa gjykatës përmes letrave dhe shkresave rebelohen ndaj kryetarit Vladimir Pançevski.

Aktiviteti i fundit i ministrit Xhaferi ishte pjesëmarrja në manifestimin tradicional “Ditët e noterëve” më 31 tetor të këtij viti. Në faqe, në kategorinë ku duhet të jetë biografia e Xhaferit, që në funksion u emërua në prill të këtij viti, përveç që nuk ka të dhëna, as nuk figuron emri I tij, por ka vetëm fotografi nga ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button