USHT-ja t’ia marrë titullin Doctor Honoris Causa Presidentit Thaçi

Universiteti Shtetëror i Tetovës më datën 14 tetor 2016,në një ceremoni solemne titullin “Doctor Honoris Causa” i’a ndau Presidentit të Kosovës z.Hashim Thaci.

USHT-ja këtë titull Presidentit Thaci i’a ndau për angazhimin e tij ushtarak dhe politik në clirimin dhe pavarësin e Kosovës,për pasionin dhe dashurin për ndërtimin e paqes së përhershme në Ballkan,për krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe për avancimin e të drejtave njerëzore për të gjithë komunitetet e Kosovës.
Duke dashur ta mirëkuptoj institucionin në fjalë,për dëshirën e mirë për t’ia ndarë këtë cmim një Presidenti të shteti të ri të Kosovës,që sado pak imazhi i Kosovës të ndryshohet për të mirë nga vetë ne shqiptarët.Deri këtu cdo gjë është në rregull,biles është edhe për tu përshëndetur mirëpo nëse e vecojm vetëm Presidencën si institucion shtetëror por jo edhe personin i cilu u imponua në këtë institucion të lartë shtetëror.

Vendimi i USHT-së për dhënien e cmimit në fjalë për Presidentin Thaci,bie ndesh me motivin apo qëllimin për të cilin i’u nda ky cmim sepse në rradhë të parë Presidenti Thaci nuk mund të vecohet për asnjë moment nga pjestarët e tjerë të angazhuar ushtarakisht dhe politikisht për clirimin dhe pavarësin e Kosovës por e kundërta mund të rradhiten në mes të listës së gjate të atyre që kontribuan për cilirimin dhe pavarësin e Kosovës.E dyta,Presidenti Thaci nuk njihet për pasion dhe dashuri për ndërtimin e paqes së përhershme në Ballkan sepse pikërisht Presidenti Thaci është i dyshuari kryesor nga drejtësia ndërkombëtare për krim të organizuar,nga qytetarët shqiptarë pikërisht Presidenti Thaci njihet si personi i implikuar në strukturat e SHIK-ut me ndihmën e së cilës edhe e krijoi terrenin për tu futur dhe për të mbetur në politik dhe ekzekutiv.
E treta,Presidenti Thaci si gjatë kohës sa ishte kryetarit i PDK-së dhe kryeministër si gjatë kohës që është President i vendit asnjëher nuk ka qenë figurë unifikuese në asnjë prej proceseve politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova.Gjatë kohës së qeverisjes së z.Thaci,nga vetë goja e z.Thaci me datë 12.12.2012 nga foltorja e Kuvendit të Kosovës,z.Thaci i’u drejtua Kryetarit të partis më të madhe opozitare z.Kurti me fjalët “Shkoni në vendlindjen tuaj në Vlladimir ngrite Flamurin Kuq e Zi,masi aty nuk shkon,prandaj mos shit patriotizëm këtu ku nuk mund të shkosh as në vendlindjen tuaj për të bërë një gjë të tillë”.

Unë,jam thellë i bindur se në këtë fjalim z.Thaci ishte në shkallën më të lartë të sinqeritetit të tij,sepse ishte vetvetja pra ai që është në të vërtet.Në këtë fjalim të tij z.Thaci në rradhë të parë fshatin Katërkollë e quajti në gjuhë tjetër pra Vlladimir,e dyta lëshoi mesazhin se nuk janë të dëshiruar në Kosovë shqiptarët që në origjinën e trungut familjar mund të jenë nga ndonjë vend jashtë gjeografis së Kosovës edhe pse z.Kurti është i lindur në Prishtinë,e fundit z.Thaci provokon shqiptarët që të përdorin ndonjë fjalë për të cilat ai pastaj të mund ti propozonte shteteve të tjera si persona të rrezikshëm.

Të bëmat e z.Thaci që bien në kundërshtim me titullin e dhënë Doctor Honoris Causa,nuk mbarojmë me kaq.Gjatë qeverisjes së tij me mijëra student u burgosën dhe u akuzuan për terrorizëm vetëm për faktin që protestonin kundër Rektorit të UP-së,duke mos qenë i vetëdijshëm për dëmin që i’a shkakton kombit me aktakuzat e sojit “terrorizëm”.
Po në kohën e qeverisjes së z.Thaci ,shumë të angazhuarve politik nga Shqipëria i’u ndalua jo vetëm aktivizimi në politik por edhe hyrja në Kosovë.

Dhe e fundit fare gjatë kohës së Presidencas së z.Thaci ndodhi edhe vrasja me paramendim në ambientet e institucioneve shtetërore e Astrit Deharit,studentit të shkëlqyer të Fakultetit të Mjekësis,birit të Avni dhe Xhemile Deharit të cilat kanë kontriuar shumë fish më shumë sesa z.Thaci për clirimin dhe pavarësin e Kosovës.Gjithë jetëm i’a kushtuan clirimit dhe pavarësis së Kosovës edhe pse nuk ishin nga Kosova por ishin njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Lugina e Preshevës.
Dhe,z.Thaci nuk e pa te hijshme te shkoj as per ngushellime ne familjen e nderuar Dehari,por u mundua qe me njw cope letre pa vlere te amnestohet para mediave.
Prandaj,USHT-ja e ka për obligim moral dhe kombëtar që pas vdekjes së Astrit Deharit ta korrigjojë dhe t’ia marrë titullin Doctor Honoris Causa personit që gjatë qeverisjes së tij brenda institucioneve shtetërore vriten studentët të cilat nuk pajtohen me politikat qeverisëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button