KB: Armët e paligjshme janë problem i madh për Ballkanin

Bashkimi Evropian duhet të kryejë presion politik ndaj vendeve ballkanike me qëllim që ata ta intensifikojnë luftën kundër trafikimit të paligjshëm me armë, por në të njëjtën kohë duhet t’i ndihmojë rajonit në forcimin e kapaciteteve policore për përballje me këtë problem, konsideron udhëheqësi i Projektit të KB-së për luftë kundër trafikimit me armë të paligjshme, Ivan Zverzhanovski.

“Tani është momenti të ndërmarrim diçka para se këto vende të hyjnë në BE”, deklaroi Zverzhanovski, duke e theksuar si shembull Kroacinë, e cila sipas tij, pas pranimit në Union, dukshëm e ka zvogëluar vëllimin e luftës kundër trafikimit të paligjshëm me armë.

Ai vlerësoi se përpjekjet e vendeve të Ballkanit në luftën kundër trafikimit të paligjshëm që përmes rajonit ballkanik arrin në Evropën perëndimore edhe më tej paraqet “problem të madh”.

Zverzhanovski theksoi se një pistoletë e blerë në tregun e zi në Ballkan për çmim prej 250 deri në 500 euro, në vendet perëndimore, si për shembull në Suedi, mund të shitet ilegalisht për 3.000 deri në 5.000 euro.

“Kthesë u shkaktua pas sulmit në Paris më 13 nëntor të vitit 2015, në të cilin u shfrytëzua armë  prodhuar në Serbi, që solli deri në përforcimin e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit dhe BE-së”, deklaroi Zverzhanovski.

Ai përkujton se pas sulmit në Paris, Serbia dhe Franca nënshkruan marrëveshje për formimin e ekipeve të përbashkëta për luftë kundër trafikimit të paligjshëm me armë.

Sipas një hulumtimi ndërkombëtar për armë të lehtë, në vitin 2014 në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku jetojnë më pak se 25 milionë persona, ka pasur midis 3,6 dhe 6,2 milionë copë armë zjarri në pronësi të civilëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button