Politika në gjuhën e përditshme dhe atë shkencore

Të flasësh apo të heshtësh…të dalësh apo të fshihesh…të përfaqësohesh nga injorantët apo të veprosh…tradhtarët apo patriotët…analfabetët apo intelektualët…!!!!

Politika si term në gjuhën e përditshme dhe atë shkencore

Shumë gjëra më shtynë që të flasë, të flasë dhe të bëj një analizë mbi kuptimin e veprimit të termit politikë. Vetë fjala politikë ka kuptime dhe përdorime të ndryshme që përdoren në gjuhën e përditshme dhe në atë shkencore. Fjala politikë në gjuhën e përditshme është emocionuese, sepse vetë njerëzit i japin konotacione të ndryshme gjë për të cilat edhe nuk bien dakord në veprimet e tyre. Gjuha e përditshme e politikës në shoqëri i referohet jetës së përditshme, dialogut shoqëror, organizimit shoqëror si dhe mënyrës së jetesës shoqërore, por duke mos përjashtuar dhe thashethënat e përditshme (politikë ditore-politikë kefeneshë) psh. mund të themi se fluturon gomari….

Në shoqërin tonë përditshmëria e termit politikë përputhet me shembullin pragmatikë të shkencëtarit Karl Bohret, i cili në vitin 1985 mbi nocionin e termit politik (në gjuhën e përditshme) ka marrë mendimin e 256 studiuesve të filozofisë politike. Këta 256 studiues kanë dhënë 639 mendime të ndryshme, shumica e të cilëve e  mendojnë politikën si interes dhe për përfitime të ndryshme materiale, një pjesë  konflikt– shprehja ekstreme e të cilit është lufta, si ndeshje mes individësh dhe grupesh për të marrë pushtetin, thjeshtë marketing irracional, kurse një pjesë mendon si një veprimtari për kalimin e kohës.

Termi politikë në gjuhën shkencore padyshim ka kuptim tjetër nga ajo e përditshmja sepse dallohet në kuptimet dhe veprimet e saja. Politika si nocion haset nga shumë autorë/filozofë të ndryshëm dhe ka përkufizime të ndryshme por që në esencë dhe veprim është e njëjta pra e mira për qytetarin. Politikën, Sokrati e kuptojë një retorikë me përgjegjësi të madhe, Platoni e ka kuptuar si realizimin e rregullshmërisë në veprimin e vetë, Aristoteli si realizimin e të mirës së qytetarit (klasik normativ-nocion politik), kurse David Easton politikën e nënkuptonte si ndarje autoritare nga vlerat materiale dhe imateriale në shoqëri.

Politika në shoqërinë tonë

Shoqëria jonë ndodhet midis dilemës të të kuptuarit dhe të të vepruarit të termit politikë. Kur mund të themi se fluturon gomari e masa e beson është pikërisht mos kuptueshmëria e termit të politikës. Pra për ta kuptuar nëse fluturon ose jo gomari padyshim që duhet të punohet dhe të hulumtohet. Shoqëria jonë do të kishte një faqe tjetër të evoluimit krejt ndryshme nga kjo e sotmja, në rast se populli ynë do të ishte më seriozë dhe të hulumtonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim. Mjerisht, shoqëria jonë(ne Shqiptarët) është/jemi superficialë, pra jemi njerëz që shohim vetëm cipën, pra pjesën sipërfaqësore dhe nuk bëjmë hulumtimet në çështjen e problemit, pra përse sot fluturon gomari. Mbi problemet shoqërore të kuptueshmërisë të termit politike, Loku ( kryevepra e tijë “Second Treatise of civil government”) niset nga një gjendje natyrore, ku të cilën e definon si një situatë kur nuk ekzistonë e mira e shoqërisë pra këtu besohet se fluturon gomari apo ku sundimi i të mirës është në nivel të ulët. Duke e konsideruar këtë gjendje si një situatë që garanton vetëm luftën e të gjithëve kundër të gjithëve ai kërkon një gjendje shoqërore me një ligj të paanshëm e të përbashkët si dhe një sistem gjyqësor me autoritetin e duhur për të gjykuar dhe dënuar shkelësit e ligjit apo thjeshtë shkelësit e kësaj të mire. Vetë politika e Lokut bazohet mbi kuptueshmërinë e filozofisë së Aristotelit i cili theksonte se njerëzit e ditur duhet ta “udhëheqin” shoqërinë, pra ai mendonte se në foltoren e sundimit duhet të ulen filozofët sepse në atë kohë vetëm ata ishin njerëz të ditur për të udhëhequr.

Shoqëria jonë merret me politikë ose ta themi më mirë nuk mund të rrijë pa politikë, sepse politikën e ka kuptuar si interes e ndoshta dhe biznes për tu pasuruar e asgjë më tepër. Pra, a fluturon gomari dhe masa e beson po bëhet e vërtetë sepse kjo shoqëri po përfaqësohet ose do të përfaqësohet pikërisht nga injorantët, mediokrët, si dhe nga analfabetët aktivë dhe pasivë (që din shkrimë dhe lexim por që në realitet s’mund të bëjnë një kuptim).

Pra, në rast se vërtetë duhet të kemi një shoqëri të udhës së Lokut padyshim që duhet të udhëhiqemi nga thënia e Aristotelit, ku Meritokracia të ketë mundësi në veprimet e saja për të mirën e shoqërisë dhe të këtij vendi.

*Autori është Doktor i Shkencave politike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button