Seminar ndërkombëtar për telemjekësi në Shkup

Standardet e ndryshme të shteteve -anëtare të NATO-s është një nga problemet më të mëdha për komunikimin telemjekësor, vlerësoi sot Karla Sidnej Stoun, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës tregtare botërore Dellaver në seminarin ndërkombëtar për telemjekësi që po mbahet në Shkup.

“Qëllimi kryesor i ngjarjes është që të bëjmë një diskutim të përbashkët të problemeve, të cilat kanë të bëjnë me telemjekësinë. Problemi në telemjekësi është në atë që të gjitha shtetet anëtare të NTAO-s kanë standarde të ndryshme, ndërsa në këto tre ditë do të diskutojmë për mënyrën se si të tejkalohen këto probleme dhe të implementohet në vetë sektoret shtetërore. Problem i madh qëndron aty se nuk ka mjaftueshëm njerëz të trajnuar për telemjekësi, edhe atë jo vetëm në rajonin e Evropës Lindore dhe në Ballkan, por edhe jashtë Evropës”, tha Stoun.

Sipas kryetarit të Klubit atlantik të Bullgarisë, Somon Pasi, telemjekësia ka zbatim ushtarak dhe civil duke u përqendruar në integrimin e Maqedonisë në NATO, tha se fillimisht Aleanca do të hyjë në Maqedoni, sesa Maqedonia në NATO.

Në tre ditët e ardhshme të seminarit do të marrin pjesë përfaqësues të 12 shteteve nga bashkësia akademike, studentë të mjekësisë dhe përfaqësues të IT kompanive.

Pjesë e organizimit të seminarit është edhe Oda Ekonomike Maqedonase-Bullgare, me ftesë të Klubit Atlantik të Bullgarisë, ndërsa nikoqir i ngjarjes është Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

 

Seminari ndërkombëtar për telemjekësi
Seminari ndërkombëtar për telemjekësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button