Ndotja e ajrit në Iran pengesë për procesin mësimor

Për shkak të ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Iranit, Teheran, në shkollat fillore të vendit është ndërprerë procesi mësimor për një ditë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga ueb faqja e Institutit për Mbikëqyrje dhe Kontroll të Mjedisit në Teheran thuhet se mësimi është ndërprerë dy ditët e fundit për shkak se ajri në kryeqytet nuk është i përshtatshëm për kushtet e shëndetit edhe për nesër është anuluar.

Drejtori i Përgjithshëm i Institucionit Nasir Mehrdadi, në deklaratën e tij tha se ndotja e ajrit në përgjithësi në Teheran është identifikuar mbi 145 mikrogram/metërkub grimca të dëmshme.

– Ajri më i ndotur në jug të vendit

Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm Muhammed Rastgari theksoi se rajoni i 20-të i cili ndodhet në jug të qytetit, ka ajrin më të ndotur të matur në 24 orët e fundit me 198 mikrogram/metërkub.

Rastgari duke theksuar se ndotja e ajrit qe 13 ditë është mbi nivelin, theksoi se presin që kjo gjendje të vazhdojë deri të premten.

Në deklaratë kërkohet që qytetarët e Teheranit mos të dalin jashtë pa nevojë.

Faktorët të cilët ndikojnë në ndotjen e ajrit në Teheran shihen si struktura fizike të papërshtatshme me qarkullimin e ajrit, intensitetin e popullsisë si dhe gazra e liruara nga automjetet me modele të ulëta dhe miliona motoçikleta. Theksohet se Teherani është një nga 5 qytetet më të ndotura në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button