Siri, të paktën 7 të vdekur nga bombradimet ruse në Halep

Në sulmet ajrore në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në Halep në veri të Sirisë kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur 45 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Necip Ensari, një nga zyrtarët e Mbrojtjes civile në Halep në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se lagjet Shear, Mesekin Hanano, Mujesir, Karm Turab, Firdevs dhe Sukkeri të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në pjesën lindore të Halepit janë përballur me sulme ajrore.

Ai tha se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 7 civilë dhe janë plagosur 45 të tjerë.

“Në rajonet e sulmuara në Halep nga rusët janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat shumë persona. Ekipet e mbrojtjes civile po përpiqen të nxjerrin personat që kanë mbetur nën rrënojat e shkaktuara nga sulmet ndaj vendbanimeve në lagjen Firdevs”, tha Ensari.

Gjithashtu edhe një nga zyrtarët e ekipit të Mbrojtjes civile në Idlib, Ömer Ulvan tha se edhe shumë rajone në Idlib janë përballur me sulmet ajore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button