Berisha kërcënon me skenarin boshnjak më 20 shkurt

Pak ditë më parë rajoni u trondit nga protestat që mbërthyen mbarë Bosnjën. Disa godina qeveritare u dogjën, ndërkohë që protesta ende nuk është shuar.

Gjithçka nisi si revoltë ndaj gjendjes së vështirë ekonomike në vend. Disa media e quajtën këtë ‘pranvera e Bosnjës’.

Pak ditë përpara protestës së paralajmëruar më 20 shkurt nga Partia Demokratike, organi zyrtar i kësaj partie, RD, shkruan se edhe në Shqipëri po afron ‘skenari boshnjak’.

Kryeartikulli në RD ka për autor Arben Shahinin, që duket se është një pseudonim.

Ndërkohë Sali Berisha, që disa herë shkruan me pseudonime në këtë gazetë, ka deklaruar se do të përmbysin bijtë si etërit.

A ka një skenar për dhunë në këtë datë?

E përditshmja Shqiptarja.com shkruan se SHISH nuk po jep informacion për këtë gjë tek kryeministri, por raporton më së shumti tek ish- kryeministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button